Rrëzohet aeroplani, pesë të vdekur

Evropë

Rrëzohet aeroplani, pesë të vdekur

Më: 17 prill 2017 Në ora: 15:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shërbimet e emergjencave në Portugali thonë se një avion i vogël është rrëzuar në afërsi të një supermarketi në Lisbonë, duke lënë të vdekur katër pjesëtarë të ekuipazhit. Po ashtu një person tjetër ka vdekur, pasi është gjendur në afërsi të vendit ku u rrëzua avioni.

Komandanti operaciona, Miguel Cruz i ka thënë agjencisë Associated Press, se viktimat janë një pilot zviceran, tre pasagjerë nga Franca dhe një shofer kamioni nga Portugalia, i cili u godit nga avioni.

Cruz ka treguar se avioni është rrëzuar vetëm pak minuta pasi është nisur nga aeoroporti Tires, që gjendet rreth 20 kilometra në perëndim të kryeqytetit të Portugalisë.

Shoferi i kamionit ishte duke shkarkuar disa mallra jashtë supermarketit, kur avioni u rrëzua.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat