Erdogan bëhet mjeshtër i jetës dhe vdekjes në Turqi, ja çfarë kompetenca do të ketë pas fitores në referendum

Evropë

Erdogan bëhet mjeshtër i jetës dhe vdekjes në Turqi, ja çfarë kompetenca do të ketë pas fitores në referendum

Më: 17 prill 2017 Në ora: 18:02
Erdogan do të ketë liri absolute për ta shpërndarë pushtetin kur të dojë.

Ndryshimet kushtetuese me referendum në Turqi do t’i japin rast Rexhep Tayip Erdoganit të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2034.

Edhe pse me rezultat të ngushtë në referendum, ‘Sulltani’ i Turqisë tash do të jetë në gjendje të emërojë ministrat, gjeneralë, ambasadorë, gjyqtarë, prokurorë madje edhe drejtorë të shkollave të mesme dhe fillore, shkruan media boshnjake.

Por kjo nuk është e gjitha, Erdogan do të ketë liri absolute për ta shpërndarë pushtetin kur të dojë.

Nga kjo del se rezultatet e referendumit do të bëjnë që Turqia të mos ketë më tri pushtete: ekzekutivin, legjislativin edhe gjyqësorin.

Presidenti: Rregullimet e reja kushtetuese do të rezultojnë me largimin e postit të kryeministrit. Të gjitha kompetencat e kryeministrit me ligj do të kalojnë në dorë të presidentit. Ndërkohë ministrat tani do të zgjedhen nga Erdogani. Ai është i gatshëm të nxjerrë dekrete, dhe të nënshkruajë ligje ekzekutive të cilat nuk e marrin shumicën e nevojshme në parlament.

Parlamenti: Presidenti i Turqisë mund të shpërndajë parlamentin kur të dëshirojë, pa pasur detyrë të jep shpjegime. Presidenti mund të zgjidhet dy herë në afat pesëvjeçar. Në rast se presidenti e shpërndan parlamentin gjatë mandatit të dytë, ai ka të drejtë të qëndrojë edhe për një mandat. Në rastin e Erdgoanit do të thotë se ai mund të qëndrojë në Pallatin e presidencës deri në vitin 2034. Parlamenti gjithashtu humb kontrollin e ushtrisë gjë që bëhet kompetencë e Presidentit.

Drejtësia: I tërë sistemi gjyqësor do të jetë nën patronatin e Presidentit të Turqisë, i cili jo vetëm që që do të emërojë Ministrin e Drejtësisë, por do të emëroj edhe gjashtë nga 12 anëtarët të Këshillit të Lartë Gjyqësor, që do të kryesohet nga vetë presidenti. Pra ai do të ketë shumicën e votave në këtë këshill.

Ushtria: Sipas kushtetues së re Ushtria jo vetëm që do të jetë kompetencë e Presidentit, por gjithashtu ai do të emëroj një shef të stafit të komandatëve në të gjitha degët ushtrake. Erdogan me fitoren e djeshme, do të jetë në gjendje që kur të dojë të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.

Arsimi: Absolutizmi i Erdoganit rrumbullakohet me çështjen e arsimit. Ai do të emërojë drejtorët e shkollave të mesme dhe të larta. Ai gjithashtu do jetë në gjendje të emërojë personat dhe të formoj Këshillin për Arsimin e Lartë.

Më shumë se 51% e turqve i thanë ‘po’ këtyre ndryshimeve kushtetuese, duke e bërë Erdoganin një ‘sulltan’ të vërtetë të Turqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat