Mogherini denoncon proteksionizmin dhe konfrontimin ekonomik

Evropë

Mogherini denoncon proteksionizmin dhe konfrontimin ekonomik

Më: 20 prill 2017 Në ora: 18:14
Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE) Federica Mogherini

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE) Federica Mogherini u shpreh të enjten pro një bashkëpunimi me Kinën kundër “proteksionizmit” dhe “konfrontimit”, në një moment kur administrata amerikane po vë në pikëpyetje disa shtylla të multilateralizmit.

Përfaqësuesja e lartë për Punët e Jashtme po kryen prej ditës së martë një vizitë në Kinë, ku pritet të takohet me disa anëtarë të qeverisë për përgatitjen e samitit të ardhshëm vjetor mes BE dhe Kinës, planifikuar në muajin qershor në Bruksel.

“Nëse vëmë në zbatim një qasje drejt konfrontimit, lehtësisht mund të konstatojmë ku do të na çojë ky orientim. Proteksionizmi dhe mungesa e vullnetit të kompromisit mund të sjellin si rrjedhojë një luftë tregtare”, deklaroi Mogherini në prani të qindra studentëve në universitetin prestigjioz “Tsinghua”.

Vizita e Mogherinit në Pekin vjen në një moment kur BE-ja po afrohet me Kinën për të kundërshtuar qëndrimet gjeopolitike dhe tregtare të presidentit amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat