Detaje të reja nga sulmi në Paris ku u vra një polic, sulmuesi i burgosur me 20 vjet për vrasjen e policëve - Bota Sot
Detaje të reja nga sulmi në Paris ku u vra një polic, sulmuesi i burgosur me 20 vjet për vrasjen e policëve

Evropë

E premte, 26 maj 2017

Detaje të reja nga sulmi në Paris ku u vra një polic, sulmuesi i burgosur me 20 vjet për vrasjen e policëve

Më: 20 prill 2017 Në ora: 22:00
Pamje nga sulmi në Paris

(E plotësuar) - Një polic u qëllua për vdekje, ndërsa dy oficerë të tjerë u plagosën rëndë nga një sulm i armatosur me kallashnikov në Champs Elysees në qendër të Parisit - vetëm tre ditë para zgjedhjeve presidenciale franceze.

I dyshuari si pjesë e ISISit, i identifikuar si baba 39-vjeçar Karim Cheurfi, i cili u burgos për 20 vjet pasi kishte tentuar të vriste policët në vitin 2001, e parkoi Audinë dhe hapi zjarr pasi policia ndaloi në një dritë të kuqe në rrugën e famshme botërore, shkruan DailyMail, përcjell Bota sot.

Policia franceze tha se sulmi mbrëmë ishte ndoshta një 'akt terrorist' dhe pamjet dramatike kapën momentin që policia kishte qëlluar mbi sulmuesin, i cili më vonë vdiq.

Një "turiste e huaj femër" u plagos gjithashtu në këtë incident.

Policia tani ka nisur një kërkim për një të dyshuar të dytë pasi oficerët e armatosur rëndë e përmbytën zonën në zemër të kryeqytetit francez.

Zyrtarët kanë kërkuar shtëpinë e revoltës së dyshuar - e cila ishte e njohur për shërbimet e sigurisë dhe ishte shënuar si 'ekstremiste' - në lindje të Parisit dhe më parë kishte thënë se donte të vriste policinë.

Një zëdhënës i qeverisë franceze tha se sulmuesi filloi të qëllonte kundër policisë duke përdorur 'një armë lufte'./BS/

Image
Sulmuesi i Parisit ishte i dënuar me 20 vjet burg për tentimvrasje të policëve në vitin 2001

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Paris, një polic i vrarë

Janë publikuar pamjet e para nga sulmi i cili ndodhi sonte (e enjte) në “Champs Elysee”.

Nga ky sulm ka mbetur i vdekur edhe njëri nga dy sulmuesit, ndërsa dy të tjerë kan mbetur të plagosur.

Në video shihet momenti kur njëri nga sulmuesit qëllon me kallashnikov drejtë veturës së policisë.

Sulmuesi i dytë është në kërkim nga policia.

Kujtojmë, gjithashtu se ISIS ka marr përgjegjësin për sulmin. 

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Paris, dy policë të vrarë

- Pas sulmit në Paris, ku ka ndërruar jetë një policë, e për të dytin, ministri i brendshëm thotë se ende është i gjallë por në gjendje të rëndë, tashmë ISIS ka marr përgjegjësinë për këtë sulm.

Në një nga faqet e internetit të ISIS-it, tregohet edhe emri i sulmuesit.

Ai është Abu Yusuf al-Beljiki.

Ndërkohë policia franceze raporton se është vdekur njëri nga sulmuesit, ndërsa është në kërkim edhe të paktën një tjetrin.

Për personin e dytë që është lëshuar fletëarrest, policia raporton se ai ka ardhur me tren nga Belgjika.

Image
Cak i sulmit në Paris, në të cilin u vranë dy policë dhe sulmuesi, ishin policët që sigurojnë lokacionin e popullarizuar në mesin e turistëve, njoftoi sonte Ministria e Punëve të Brendshme e Francës

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Pjer Anri Brando tha për televizionin BFM, se një njeri ka dalë nga vetura dhe ka hapur zjarr ndaj automjetit të policisë në afërsi të stacionit të metrosë “Frenklin Ruzvelt”, dhe se ka pasur shkëmbim të zjarri ndërmjet policëve dhe sulmuesit, i cili është vrarë.

Mediat lokale raportojnë se rajoni rreth Elizesë, si dhe të gjitha stacionet përreth të metrosë edhe më tej janë të bllokuara nga ushtria dhe policia.

Brando deklaroi se policët ishin zgjedhur qëllimisht si cak i sulmit, por nuk ka dashur të komentojë motivin e mundshëm të sulmit dhe as për atë nëse sulmuesi kishte bashkëpunëtorë.

Sipas tij, aktualisht në Paris nuk ka kurrfarë operacioni policor.

Ndryshe, presidenti amerikan Donald Trump i ka shprehur ngushëllime shtetit të Francës, duke thënë se mund të jetë edhe një tjerët sulm terrorist.

***

Ka ndërruar jetë edhe polici i dytë që ishte në gjendje të rëndë pas të shtënave në Champs-Elysees në Paris të Francës.

Sulmuesi është vrarë nga Policia derisa Policia nuk i ka konfirmuar akoma detajet e këtij incidenti.

Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të evitojnë këtë zonë për shkaqe sigurie.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sulm terrorist në Paris, të vrarë policë e agresorë

Sipas raporteve të fundit nga mediat e huaja ka pasur përsëri të shtëna në një lokacion të ri afër sheshit kryesor Champs Elysees.

Poashtu policia franceze ka bastisur shtëpinë e sulmuesit të vrarë në jug të Parisit.

Policia franceze ka konfirmuar edhe vdekjen e policit të dytë.

Sulm terrorist në Paris

Një oficer policie është qëlluar për vdekje dhe një tjetër është plagosur rëndë nga dy persona të armatosur me kallashnikovë në bulevardin qëndror “Champs Elysees” të Parisit, vetëm pak minuta më parë.

Policia franceze ka njoftuar se incidenti me shumë mundësi mund të jetë një akt terrorist, ndërsa sheshi më i famshëm francez është rrethuar që prej orës 21 nga forca të shumta policie dhe automjete të ndihmës së shpejtë.

Oficerë të armatosur rëndë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që burime ende të pakonfirmuara thonë se një person i tretë, që dyshohet të jetë njëri nga agresorët, është plagosur dhe “neutralizuar”.

Image

Policia ka njoftuar gjithashtu se “të paktën” dy persona u përfshinë në këtë sulm në zemër të kryeqytetit francez. Ndërkohë, televizioni “BFM TV” raporton se dy agresorët janë qëlluar, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i vdekur.

Ngjarje vjen në një moment kur kandidatët presidencialë të Francës dolën në një debat televiziv, shumë pranë vendngjarjes. Një dëshmitare tha për “BFM TV” se kishte dëgjuar të shtëna, pa trupin e një njeriu të shtrirë në tokë, ndërsa më pas zona u evakuua urgjentisht nga policia.

Franca ndodhet në gjendje emergjence, që prej sulmit të parë të kryer nga militantë ekstremistë islamikë, e që është pasuar me disa sulme të tjera.

Image

Të shtënat, gjithashtu erdhën vetëm pak orë pasi rrugët më të ngarkuara me trafik në Paris u mbyllën përkohësisht nga policia, pasi u dha një alarm për një pako të dyshimtë, që u zbulua nga oficerët në “Rue de Rivoli”, në qendër të kryeqytetit.

Sulmet në Francë datojnë që prej janarit të vitit 2015 e më pas me vrasjet në ditën e Bastijës në Nicë, në vitin 2016.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pse u bashkua Ramush Haradinaj me PDK-në:

    Për postin e kryeministrit

    Kishin marrëveshje të fshehtë edhe më herët

    Nuk e di

    Shiko rezultatet
    test