ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Paris, tregon edhe emrin e sulmuesit

Evropë

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Paris, tregon edhe emrin e sulmuesit

Më: 21 prill 2017 Në ora: 00:02
ilustrim

Pas sulmit në Paris, ku ka ndërruar jetë një policë, e për të dytin, ministri i brendshëm thotë se ende është i gjallë por në gjendje të rëndë, tashmë ISIS ka marr përgjegjësinë për këtë sulm.

Në një nga faqet e internetit të ISIS-it, tregohet edhe emri i sulmuesit.

Ai është Abu Yusuf al-Beljiki.

Ndërkohë policia franceze raporton se është vdekur njëri nga sulmuesit, ndërsa është në kërkim edhe të paktën një tjetrin.

Për personin e dytë që është lëshuar fletëarrest, policia raporton se ai ka ardhur me tren nga Belgjika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat