Kapet sulmuesi rus i klubit BVB: Nuk bëhet fjalë për sulm të ISIS por për një fenomen të ri dhe të pashembullt - Bota Sot
Kapet sulmuesi rus i klubit BVB: Nuk bëhet fjalë për sulm të ISIS por për një fenomen të ri dhe të pashembullt

Evropë

E hënë, 25 shtator 2017

Kapet sulmuesi rus i klubit BVB: Nuk bëhet fjalë për sulm të ISIS por për një fenomen të ri dhe të pashembullt

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 21 prill 2017 Në ora: 09:49
Sulmi me bombë në autobusin e BVB

Sulmi me bombë në autobusin e BVB është sqaruar së fundmi: Sipas informacioneve të “Der Spiegel” është arrestuar një i dyshuar dhe nuk bëhet fjalë për ekstremist por për rast lakmitar dhe babëzi, përcjell “Bota sot”.

Një javë e gjysmë pas sulmit me bombë të klubit futbollistik gjerman Borrusia Dortmund, njësitë speciale gjermane GSG 9 kanë arrestuar të dyshuarin Sergej W. (28) mëngjesin e së premtes në rajonin Tübingen, landi Baden-Württemberg.

Autoritetet e vëzhgonin 24 orë 28 vjeçarin derisa erdhën në përfundimin se ai është agresori. Babëzia e tij ka tentuar që përmes bombës të vrasë ose të plagosë pjesën më të madhe të lojtarëve të BVB.

Te policia kriminale ky rast është i pashembullt dhe shihet si një fenomen i ri.

Zbulimi i tij erdhi pas një transakcioni bankar dhe marrjes së adresave IP të hotelit të BVB, L'Arrivée. Aty ku shpërtheu tre bomba duke plagosur lehtë njërin nga lojtarët, ndërsa rasti nuk ka të bëjë ISIS.

Dy të arrestuarit për lidhje me Shtetin Islamik, një iraken dhe një gjerman, të arrestuar në fillimet e hetimeve nuk kanë lidhje me sulmin kundër Borussia. Megjithatë atyre u është zgjatur paraburgimi, për shkak të dyshimeve për akuza tjera.

Media tjetër gjermane “Bild” citon se Sergej është me origjinë ruse, elektroteknicient dhe gjatë kohës së sulmit ka qenë në hotelin ku është ndodhur BVB.

“Ai kishte blerë me 78.000 euro shumr akcione të BVB dhe shpresonte që pas sulmit të binte vlera e kursit të tyre ku do mund të përfitonte 3.9 milion euro. Policia dyshon se ai është marrë me pastrimin e parave"./Bota sot/

Videon mund ta shikoni në këtë link: http://www.bild.de/news/inland/bombenanschlag-auf-bvb-bus/nach-anschlag-verdaechtiger-festgenommen-51374552.bild.html

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test