Sondazhet e fundit në Francë: Macron rrit epërsinë ndaj Le Penit

Evropë

Sondazhet e fundit në Francë: Macron rrit epërsinë ndaj Le Penit

Më: 21 prill 2017 Në ora: 17:26
Marine Le Pen, ka mbetur prapa kandidatit të qendrës, Emanuel Macron

Kandidatja e ekstremit të djathtë për presidente të Francës, Marine Le Pen, ka mbetur prapa kandidatit të qendrës, Emanuel Macron, tregojnë sondazhet e fundit të publikuar sot nga e revista franceze L’Express.

Bazuar në këto rezultate, Macron parashihet të fitojë 24 per qind të votave të përgjithshme në rrethin e parë të zgjedhjeve që mbahen të dielën; pas tij, renditet Le Pen me 21.5 për qind të votave, që tregon se ka pasur rënie krahasuar me sondazhet e para disa ditëve.

Kandidati konservator, Francois Fillon, dhe majtisti Jean-Luc Melenchon, janë afër Le Penit, respektivisht kanë 20 dhe 19.5 për qind të votave.

Nëse Macron e Le Pen kalojnë në rundin e dytë, që mbahet më 7 maj, sipas hulumtimeve, ish-ministri i Ekonomisë do t’i fitonte 65 per qind të votave, ndërsa liderja e ekstremit të djathte 35.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat