Policia po e vlerëson nëse sulmuesi në Paris kishte bashkëpunëtorë

Evropë

Policia po e vlerëson nëse sulmuesi në Paris kishte bashkëpunëtorë

Më: 21 prill 2017 Në ora: 18:56
Policë francezë

Hetuesit po provojnë që të vlerësojnë nëse personi që vrau një polic në Paris, të enjten, kishte bashkëpunëtorë, tha një prokuror francez, të premten, duke shtuar se sulmuesi asnjëherë nuk kishte treguar shenja të radikalizmit përkundër një historie të gjatë policore.

“Ai nuk kishte në listën e mbikëyqrjes së sigurisë dhe nuk ka treguar shenja të radikalizimit përkundër shumë viteve të kjaluara në burg”, tha Francois Molins në një konferencë me gazetarë.

Por ai tha se një letër e shkruar e gjetur pranë trupit të tij mbante porosi simpatie ndaj grupit militant Shteti Islamik, njofton Reuters.

Zyrtarë të sigurisë ende po provojnë të përcaktojnë nëse personi, që udhëtoi nga Algjeria në muajin janar dhe shkurt, pavarësisht faktit se duhej të lajmërohej rregullisht në polici, vepronte I vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat