Dy tërmete në Turqi, panik në rrugë

Evropë

Dy tërmete në Turqi, panik në rrugë

Më: 21 prill 2017 Në ora: 19:13
ilustrim

Autoritetet turke njoftuan se dy tërmete të fuqisë 4,9 ballë të Rihterit kanë goditur të premten pjesën perëndimore të këtij vendi, në provincën Manisi, por nuk ka informata për viktima dhe dëme materiale.

Sipas mediave turke, tërmetet kanë shkaktuar panik te qytetarët, të cilët kanë dalë në rrugë.

Tërmeti i parë ka ndodhur te qyteti Selendi pas orës 16.00, ndërsa i dyti ka ndodhur një orë më me epiqendër në qytetin Sehzadeler.

Tërmetet janë të shpeshta në Turqi, ku në dridhjen e fuqishme të vitit 1999 humbën jetën rreth 18.000 njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat