Zbulohet identiteti i sulmuesit të Parisit

Evropë

Zbulohet identiteti i sulmuesit të Parisit

Më: 22 prill 2017 Në ora: 10:29
Karim Cheurfi

Sulmuesi i vrarë, pas vrasjes së një polici në Champs Elysees, Paris, është emëruar nga prokurori i Parisit si Karim Cheurfi, një kriminel i dënuar, shkruan BBC.

Ai përdori një pushkë kallashnikov për të vrarë policin me dy plumba në kokë. Një shënim për mbrojtjen e të ashtuquajturit Shteti Islamik u gjet pranë trupit të tij.

Një mori të shtënash u dëgjuan të enjten në Champs-Elysees në Paris, Francë.

Si pasojë e të shtënave ka vdekur një polic dhe dy të tjerë u lënduan, ndërsa sulmuesi është vrarë.

ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Sulmuesi ishte i njohur për shërbimet e sigurisë franceze, për aktivitetet e tij radikale islamiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat