Media gjermane: Katër shtetet e "papërfunduara" të Ballkanit

Evropë

Media gjermane: Katër shtetet e "papërfunduara" të Ballkanit

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 22 prill 2017 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

»Shteti jonë i përfunduar« e quajti Bismarck bashkimin e Gjermanisë në 1870/71. Katër nga ish shtetet jugosllave nuk mund të pretendojnë sigurinë e liderit gjerman pasi janë shtete të papërfunduara. Serbia është e papërfunduar, përderisa ajo akoma ëndërron Kosovën përkundër që dihet se banorët e saj kurrë nuk do pajtoheshin nga pushtimi serb. Kosova nuk është e përfunduar përderisa nga brenda mbetet e përçarë dhe nuk përpiqet të shtojë njohjet e saj ndërkombëtare (nga 27 shtete të BE pesë nuk e kanë njohur akoma).

Bosnja si më parë është një provisorium dhe në fund Maqedonia është shtet i papërfunduar pasi maqedonasit dhe shqiptarët deri tani nuk kanë pasur sukses të përveshin krahët për të gjetur zgjidhje të përbashkët bashkëpunimi, shkruan analisti gjerman Theo Sommer për kulturoren gjermane “Die Zeit”.

Çfarë duhet të bëjë Europa për të larguar idenë se me fjalën “ballkanik” kuptohet “vullkanik”? Dhe çfarë duhet të bëjnë vendet e Ballkanit perëndimor për të afruar qëllimin e tyre për në BE?

Shtetet pasardhëse jugosllave kanë një faj. Ata duhet të ndalojnë së shikuari vetëm në drejtim të Brukselit dhe në të njëjtën kohë të injorojnë shtetin fqinj. Rajoni duhet të mësojë që përsëri të konceptohet si rajon.
Integrimi nuk duhet të quhet vetëm: Integrim në Europë; para së gjithash duhet të konceptohet si përafrim, bashkëpunim, balancim dhe së fundi pajtim mes shtete fqinje./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat