Trajekti përplaset në port, 13 të lënduar

Evropë

Trajekti përplaset në port, 13 të lënduar

Më: 22 prill 2017 Në ora: 14:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Autoritetet spanjolle njoftuan të shtunën se 13 udhëtarë janë lënduar kur trajekti në të cilin ndodheshin ata u përplas në portin e Ishujve Kanare.

Manolo Vidal, zëdhënës i “Naviera Armas”, tha se shkaqet e aksidentit ishte “humbja e energjisë elektrike”.

Aksidenti ka ndodhur derisa anija po lëshonte vendin Puerta de la Luz në ishullin Gran Canaria. Pesë nga të lënduarit i janë nënshtruar trajtimit mjekësor, njoftoi Shërbimi i Emergjencës. Kompania njoftoi se pas incidentit të gjithë udhëtarët janë vendosur në hotele, transmeton Associated Press.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat