Ekskluzive FAZ: Në Gjermani jetojnë 950 ekstremistë me qasje të rrezikshme, shumica nga Turqia, Magrebi dhe ...

Evropë

Ekskluzive FAZ: Në Gjermani jetojnë 950 ekstremistë me qasje të rrezikshme, shumica nga Turqia, Magrebi dhe ...

Nga: Fitim Dika Më: 22 prill 2017 Në ora: 16:31
ilustrim

Në Gjermani jetojnë rreth 100 ekstremistë dhe simpatizantë të ISIS të cilët pritet të largohen së shpejti. 13 sosh vetëm e kanë lëshuar vendin nga fillimi i këtij viti shkruan “FAZ” duke u mbështetur te të dhënat e 16 landeve gjermane.

“Shumica e tyre janë me etni turke - rreth 30 përqind. Rreth 25 përqind nga Afrika Veriore (Magrebi) dhe çdo i teti nga Rusia (kryesisht çeçenë),” përcjell botasot.info. “Nga 13 të dëbuarit shtatë janë nga Tunizia dhe një nga Algjeria, Marokoja, Nigeria, Iraku, Serbia dhe Turqia. Sa u takon landeve gjermane katër ekstremistë ishin nga Baden-Württemberg, dy nga Berlini, Hamburgu dh Sachsen, si dhe një nga Nordrhein-Westfalen, Niedersachsen dhe Thüringen.”

950 ekstremistë me qasje të rrezikshme jetojnë në Gjermani

Dëbimi i fundit nga Gjermania ka ndodhur për Tunizi në 18 prill. Atentatori i Berlinit në Tregun e Krishtlindjeve, Anis Amri, ku vrau dhjetë persona gjithashtu me origjinë ishte nga Tunizia.

950 persona në Gjermani llogariten ekstremistë që në të ardhmen përbëjnë rrezik real për sulme. Por vetëm rreth njëqind prej tyre pritet të dëbohen. Kjo sepse rreth dy të tretat e tyre janë të natyralizuar./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat