Euro shënon rritje të vogël para zgjedhjeve në Francë

Evropë

Euro shënon rritje të vogël para zgjedhjeve në Francë

Më: 22 prill 2017 Në ora: 16:36
Ilustrim

Valuta e përbashkët e eurozonës ka shënuar ngritje të vogël në tregjet ndërkombëtare, për shkak të kujdesit të shtuar para rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë këtë javë.

Euro ka shënuar ngritje prej 0,2 për qind ndaj dollarit, në 1,0734 dollarë, dhe mbahet në nivelin më të lartë në tri javët e fundit.

Edhe valutat tjera më të rëndësishme nuk shënuan ngritje të dukshme, pasi që dollari rrëshqiti 0,1 për qind ndaj valutës japoneze.

Nuk ka shenja se sulmi i fundit në Paris të ketë nisur shitjen e euros, por fokusi i investuesve është në zgjedhjet presidenciale të së dielës, derisa anketat tregojnë për një garë të ngushtë në mesin e katër kandidatëve nga gjithsej 11 sish, ku vendin kryesor ende e mban Emmanuel Macron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat