Qëndrimi ndaj Evropës i kandidatëve presidencialë francezë

Evropë

Qëndrimi ndaj Evropës i kandidatëve presidencialë francezë

Më: 23 prill 2017 Në ora: 11:12
Ilustrim

Çështja evropiane po trondit ndarjet tradicionale, ndërkohë që Franca zhvillon sot zgjedhjet presidenciale.

Më poshtë vijojnë çështjet kryesore në lidhje me Bashkimin Evropian në programet e 11 kandidatëve për presidencialet franceze:

François Fillon, Partia Republikane 

– Krijimi i një direktive politike në zonën euro

– Rimëkëmbje e grupit franko-gjerman

– Rinegocim i marrëveshjeve të Schengen-it për kontrolle të shtuara në kufijtë e BE-së

– Kundërshtim i rregullave të CEDH (Gjykata Evropiane  e të Drejtave të Njeriut) për të drejtën e marrjes së azilit apo GPA (Metodat e riprodhimit të asistuar)

– Dekretim i sanksioneve ekonomike kundër Rusisë

Benoit Hamon, Parti Socialiste 

-Ngritja në zonën euro e një asambleje me buxhetin e vet, në sajë të një takse mbi transaksionet financiare

-Rigrupim i mjeteve financiare me qëllim uljen e borxhit evropian

-Përcaktimi i page minimale evropiane

-Pezullim i menjëhershëm i zbatimit të CETA-s (traktat i tregtisë së lirë BE-Kanada)

-Rishikimin i direktivës për punonjësit e deleguar

Marine Le Pen, Fronti Kombëtar

-Negocim në Bruksel për daljen nga euro dhe rikthim i kufijve kombëtar pas daljes nga hapësira Schengen. Në përfundim të negociatave, referendum për qëndrimin në BE

-Pezullimi i direktivës së punonjësve të deleguar

-Refuzim i traktateve të tregtisë së lirë CETA dhe TAFTA (traktat i tregtisë së lirë BE-SHBA)

Emmanuel Macron, Në Lëvizje!

-Promovimi në të gjithë Bashkimin Evropian, pas zgjedhjeve gjermane të vjeshtës 2017, i konventave demokratike që do të përfundojnë me një projekt të miratuar nga të gjitha vendet që e dëshirojnë një fakt të tillë

-Një buxhet, një parlament dhe një ministër të Financave për eurozonën

-Kufizim deri në një vit të afatit të autorizuar për qëndrimin e punonjësve të deleguar

-Krijimi i një force me 5 000 roje kufitare evropiane

-Ruajtja e aksesit në tregjet publike evropiane në sipërmarrjet që lokalizojnë së paku gjysmën e prodhimit të tyre në Evropë

-Fonde Evropiane për Mbrojtjes që do të financojnë ekipet e përbashkëta ushtarake

-Kontroll të investimeve të huaja në Evropë

Jean-Luc Melenchon, ”Franca e pamposhtur”

-Negocimi me BE për ndryshim të traktateve evropiane. Fundi i pavarësisë së Bankës Qendrore,pezullim i paktit financiar evropian, zhvlerësim i euros në raport me dollarin

-Plani B, nëse dështojnë negociatat, dalje nga traktatet evropiane pas referendumit

-Distancim nga marrëveshja e CETA

Kandidatët e tjerë

– Nicolas Dupont-Aignan ”Në fillim Franca”-Zëvendësim i BE nga një Bashkësi e shteteve evropiane, mbajtja e një monedhe të përbashkët por jo të vetme

– Philippe Poutou, ”Partia e re antikapitaliste” -Për një Evrop të popujve dhe punonjësve

– Nathalie Arthaud, ”Lufta e punëtorëve” – Krijimi i shteteve të bashkuara socialiste të Evropës

– François Asselineau – Dalje nga BE dhe euro

– Jacques Cheminade – Dalje nga BE dhe euro

– Jean Lassalle – Rigjetja e formave të reja të ndryshimit në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat