Krerët evropianë përshëndesin Macron për kryesimin në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale franceze

Evropë

Krerët evropianë përshëndesin Macron për kryesimin në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale franceze

Më: 24 prill 2017 Në ora: 09:30
Emmanuel Macron

Disa zyrtarë evropianë, përfshirë dhe presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker përshëndetën dje në mbrëmje kandidatin e qendrës dhe pro-evropianin, Emmanuel Macron, i cili kryesoi në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe favorit për turin e dytë më 7 maj.

Në një mesazh në rrjetin social Twitter, Jean-Claude Juncker përshëndeti Emmanuel Macron për rezultatin në turin e parë të zgjedhjeve dhe i uroi suksese për vazhdimin e tij. Gjatë turin të dytë, kandidati i qendrës do të përballen me drejtuesen e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, e cila kërkon që Franca të dalë nga Bashkimi Evropian.

Qeveria gjermane e Angela Merkel njoftoi dje në mbrëmje mbështetjen për kandidatin e qendrës, Emmanuel Macron, i cili do të përballet më 7 maj nëë turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale franceze me drejtuesen e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

“Është mirë që Emmanuel Macron pati sukses me qëndrimin e tij për një BE më të fortë, një ekonomi sociale tregu. Suksese për javët e ardhshme”, theksoi Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares konservatore, në rrjetin social Twitter.

“Të shohësh flamujt e Francës dhe të Bashkimit Evropian, përshëndes rezultatin e Emmanuel Macron, është shpresa dhe e ardhmja e gjeneratës tonë”, nënvizoi në rrjetin social Twitter shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

“Patriot dhe evropian, besoj më 7 maj tek Emmanuel Macron. Franca duhet të qendrojë evropiane!”, thekson Michel Barnier, kryenegociatori i Brexit për BE-në.

NË përfundim të turit të parë të zgjedhjeve presidenciale franceze, Emmanuel Macron kryesoi me 23,55 për qind të votave ndaj Marine Le Pen kredituar me 22,32 për qind ë votave, sipas rezultateve të pjesshme. Sondazhet e nxjerrin fitues në turin e dytë të zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat