E rrallë/ Kandidati për President në Francë u martua me mësuesen e gjimnazit 25 vite më të madhe

Evropë

E rrallë/ Kandidati për President në Francë u martua me mësuesen e gjimnazit 25 vite më të madhe

Më: 24 prill 2017 Në ora: 09:51
Emmanuel Macron

Zonja e Parë e Francës mund të ketë moshën e një gjysheje. Ai është bashkëshortja e kandidatit për President Emmanuel Macron, i cili sipas sondazheve parashikohet të drejtojë vendin.

Brigitte Trogneux, tani 64 vjeç, ka qenë mësuesja e Macron, 39 vjeç, kur ai ishte adoleshent.

Zonja Trogneux natën e kaluar qëndroi pranë bashkëshortit të saj duke gëzuar pasi ky i fundit doli para ndaj kundërshtares së tij Marine Le Pen të Frontit Kombëtar, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit, shkruan Daily Mail.

Image

Brigitte është 25 vjet më e madhe se bashkëshorti dhe në një intervistë të dhënë për Match de Paris pati pohuar se Macron i kishte premtuar martesë që kur ky ishte 17 vjeçar dhe nxënës në gjimnaz. “Ai i bëri ballë të gjitha kundërshtimeve të mia, Nuk ishte një adoleshent si të tjerët, sillej si të rriturit,” tha Trogneux.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat