Le Foll: E majta kompromis kundër Frontit Nacional

Evropë

Le Foll: E majta kompromis kundër Frontit Nacional

Më: 24 prill 2017 Në ora: 10:31
Le Foll

Zëdhënësi i qeverisë franceze Stephane Le Foll i bëri thirrje të majtës që të bëj kompromis në favor të kandidatit të qendrës Emanuel Macron kundër lidereres së Frontit Nacional Marinë Lë Pen në balotazhin e 7 majit.

Gjatë një interviste për mediat vendase ai tha se fitorja e Le Pen do të çonte në shkatërrimin e Europës pas largimit të Francës nga unioni.

“Tani jemi në raundin e dytë, jemi në fund të procesit dhe  nuk është kaq e lehtë. Tashmë ekziston një zgjedhje mes Emanuel Macron dhe projektit të tij vecanërisht në Europë, dhe shkatërrimit të Europës nga Marinë Le Pen  me largimin nga unioni dhe kthimin të nacionalzimi.”

Ai shtoi se e majta duhet të “mendojë për atë që kërkon të arrijë.

“Mendoj se e majta duhet të mendohet për atë që do, të përshtatet me kërkesën e vlerave të saj, historinë e saj, dhe në të njëjtën kohë të ketë aftësinë për të marrë përgjegjësinë kur lind nevoja. Kjo është e rendësishme.”

E ardhmja e Francës nën drejtimin e Frontit Nacional sipas Le Foll do të jetë e izoluar.

“Çfarë është Fronti Nacional sot dhe oferta e tij?  Eshtë të marrin hua dhe të investojnë por këtë do ta bëjnë duke mbyllur kufijtë e Francës. Kjo do të jetë e ardhmja e vendit tone”

Rezultati i së dielës është një humbje e madhe për dy grupimet e qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë që kanë dominuar politikën franceze për 60 vjet. Gjithashtu ky rezultat ul mundësinë e një goditjeje kundër elitave politike siç ndodhi qershorin e kaluar me Britaninë e Madhe dhe me zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat