29 të arrestuar në Paris pas zgjedhjeve të djeshme

Evropë

29 të arrestuar në Paris pas zgjedhjeve të djeshme

Më: 24 prill 2017 Në ora: 11:36
Paris

Protestuesit anti-fashistë janë përleshur me policinë në Paris pas shpalljes së rezultateve të fundit të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale franceze të dielën.

Raportohet për 29 arrestime dhe lëndime të lehta për gjashtë policë dhe tre protestues.

Protestuesit e majtë “antifashistë” dhe “anti-kapitalistë” ishin kundër  Macron dhe Le Pen.

Kandidatët për president të Francës, Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen kanë shkuar në balotazh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat