Hollande do të votojë për Macron

Evropë

Hollande do të votojë për Macron

Më: 24 prill 2017 Në ora: 16:45
Presidenti François Hollande

Partitë kryesore të Francës janë rreshtuar pas kandidatit për president, Emmanuel Macron në përpjekje për të ndaluar një fitore për kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen në raundin përfundimtar të zgjedhjeve presidenciale.

François Fillon i republikanëve dhe socialisti Benoît Hamon u kërkuan mbështetësve të tyre votonin për Macron më 7 maj.

Presidenti François Hollande ka thënë gjithashtu se do të votojë për Emmanuel Macron.

Le Pen shpejt e ktheu “zjarrin” në rivalin e saj, duke e quajtur atë “të dobët” për politikat e tij kundër terrorizmit.

Fitorja e dy kandidatëve në raundin e parë të së dielës nënkuptonte se për herë të parë në gjashtë dekada asnjë nga partitë kryesore të krahut të majtë apo të krahut të djathtë të Francës nuk kishte kandidat të mbetur në zgjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat