Weber: Ballkani s’ka qenë kurrë prioritet i BE-së

Evropë

Weber: Ballkani s’ka qenë kurrë prioritet i BE-së

Më: 25 prill 2017 Në ora: 09:21
Ilustrim

Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit të Politikave për Demokratizim në Ballkanin Perëndimor, ka thënë se rajoni kurrë nuk ka qenë prioritet i BEsë.

Weber në një intervistë për portalin European Western Ballkans, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk është i interesuar për zgjerim, sidomos kur vie fjala te vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij ndikimi rus në Ballkan është i qartë, dhe si argument e përdor përkrahjen e Rusisë ndaj kryetarit të republikës autonome serbe në Bosnje, Milorad Dodik.

Ai thotë se ndikimi i Rusisë është më i hapur në Serbi sidomos kur vjen fjala për ekonominë, pasi sipas tij tregtia Serbi-Rusi është shumë më e avancuar se Serbi-BE.

Weber është shprehur i bindur se politikat e Amerikës ndaj Ballkanit nuk do të ndryshojnë.

“Unë mendoj se politika amerikane për mbështetjen në Ballkan do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka përfunduar Bodo Weber.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat