Turqi: Arrestohen mbi 1000 pjesëtarë të Lëvizjes Gylen

Evropë

Turqi: Arrestohen mbi 1000 pjesëtarë të Lëvizjes Gylen

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 26 prill 2017 Në ora: 11:41
Te arrestuarit

“Policia ka arrestuar 1013 persona të afërt dhe pjesë e rrjetit terrorist të Lëvizjës Gylen,” shkruan media qeveritare turke “Daily Sabah”. Aksioni është shtrirë në 81 provincat turke gjatë mëngjesit të së mërkurës.

Sipas të dhënave shumica e të arrestuarve janë oficerë policorë, një ndër institucionet ku mendohet se është kontrolluar më fuqishëm nga imami Fetullah Gylen. Në akcion kanë marrë pjesë 8500 forca sigurie.

Image

Organizata FETÖ është shpallur terroriste nga Turqia për akuzat se ka përgatitur Grusht shteti në natën e 15 korrikut. Lideri i saj, imami Fetullah Gylen jeton dhe vepron në Pocono të Pennsylvanisë nga 1999./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat