Kapen dy radikalët e djathtë gjatë bastisjeve në tre shtete europiane, dyshohen për sulme terroriste ndaj refugjatëve

Evropë

Kapen dy radikalët e djathtë gjatë bastisjeve në tre shtete europiane, dyshohen për sulme terroriste ndaj refugjatëve

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 27 prill 2017 Në ora: 14:21
Ilustrim

Policia ka arrestuar një ushtar gjerman (28). Ai dyshohet se ka kryer jetë të dyfishtë si refugjat sirian dhe ka pasur rrejtje për të huajt, shkruan “Der Spiegel”.

“28 vjeçari dyshohet për terrorizëm dhe ka pasur urrejtje të theksuar ndaj të jashtëmve,” tha sot Prokuroria e Frankfurtit.

Ao kishte qenë ushtar në qytetin francez Illkirch, një batalion i përzier gjermano-francez prej 291 ushtarësh. Ushtria gjermane e ka pranuar arrestimin e tij. Habia e autoriteteve është se ai kishte kërkuar azil po në Gjermani. Përkundër që nuk kishte ditur asnjë fjalë arabisht ishte paraqitur si sirian.

Për këto detaje mbetet mister edhe nga hetimet e deritanishme, sesi ushtari mundte të bëjë këtë jetë të dyfishtë. Gazeta austriake Kurier ka bërë me dije se 29 vjeçari në janar kishte fshehur në aeroportin e Vjenës një armë, ndërsa në momentin kur kishte tentuar ta marrë në shkurt, është arrestuar.

Kapet i dyshuari i dytë në Offenbach

Pas hetimeve të shumta është kapur edhe një dyshues tjetër - studenti 24 vjeçar nga Offenbach. Nëse dyshja ka përgatitur ndonjë sulm konkret, nuk bëhet e ditur akoma. Por sipas Prokurorisë të dy kanë urrejtje ndaj të huajve dhe koncepte radikale të djathta.

Në shtëpinë e 24 vjeçarit janë gjetur edhe mjete shpërthyese. Bastisjet e 90 policëve gjermanë, francezë dhe austriakë janë kryer në 16 objekte në Gjermani, Austri dhe Francë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat