Deklarata befasuese e presidentit austriak, Bellen: Të gjitha gratë duhet të mbajnë mbulesën

Evropë

Deklarata befasuese e presidentit austriak, Bellen: Të gjitha gratë duhet të mbajnë mbulesën

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 27 prill 2017 Në ora: 14:31
Alexander Van der Bellen

Prej 100 ditësh Alexander Van der Bellen (73) është presidenti i Austrisë. Por tani ka një debat rreth tij. Arsyeja: Për shkak të solidaritetit ai kishte kërkuar që të gjitha gratë të mbajnë mbulesë.

Kjo deklaratë është kryer gjatë një diskutimi përpara nxënësve të hënën, për rritjen e tendencave anti-Islame.

“Nëse ndokush diskriminohet se mban mbulesën Islame, do vijë dita, që ne duhet ti lusim të gjitha gratë të mbajnë një mbulesë - të gjitha - në solidarizim kundrejt atyre që për arsye religjioze e bëjnë,” tha Van der Bellen.

Por kjo deklaratë ka shkaktuar debate të shumta në rrjetet sociale, ku më të pranishmit janë nga partia populliste FPÖ./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat