Vdes personi i pestë nga sulmi i para disa javëve në Stokholm

Evropë

Vdes personi i pestë nga sulmi i para disa javëve në Stokholm

Më: 28 prill 2017 Në ora: 15:10
Suedi

Një grua që ishte lënduar në sulmin me një kamion në Stokholm, ka ndërruar jetë.

Kështu, kjo 60 vjeçare bëhet viktima e pestë e këtij sulmi, shkruan DW.

Policia ende nuk ka zbuluar motivet e sulmit dhe nuk ka asnjë grup që ka marrë përgjegjësinë.

“Një grua rreth të 60-ave që po trajtohej në një spital në jug të Suedisë nga dëmtimet që kishte marrë, ka vdekur në mëngjesin e së premtes”, thuhet në lajmërimin e policisë suedeze.

Ata nuk e kanë zbuluar identitetin e viktimës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat