Gjermania kundër ndërprerjes së bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në BE

Evropë

Gjermania kundër ndërprerjes së bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në BE

Më: 28 prill 2017 Në ora: 17:49
Kreu i diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel

Kreu i diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel paralajmëroi të premten kundër ndërprerjes së negociatave të anëtarësimit të Turqisë në BE, pavarësisht shqetësimeve të evropianëve për respektimin e të drejtave të njeriut në këtë vend

“Qeveria gjermane është shprehur hapur kundër ndërprerjes së negociatave të anëtarësimit”, deklaroi Gabriel në nisje të një takimi në rang ministror të BE në Valeta.

“Ky qëndrim do të ishte një formë reagimi mjaft negative në këndvështrimin tonë”, shtoi ai, duke gjykuar se kjo rrezikon të nxisë Turqisë në drejtim të Rusisë.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian të mbledhur në Maltë kanë diskutuar gjatë paradites së sotme për Turqinë, një shtet ku marrëdhëniet mes tyre janë përkeqësuar ndjeshëm prej grushtit të dështuar të shtetit në korrikun e 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat