Turqia dislokon armë të rënda dhe personel ushtarak në kufi me Sirinë

Evropë

Turqia dislokon armë të rënda dhe personel ushtarak në kufi me Sirinë

Më: 29 prill 2017 Në ora: 15:18
Turqia dislokon armë të rënda

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë ka dërguar në kufi me Sirinë personel ushtarak dhe armë të rënda, përfshi këtu obusë dhe raketahedhës shumëgrykësh, duke përforcuar kështu njësitë kufitare në Kilis.

“Në kuadër të masa të sigurisë, të cilat i kemi ndërmarrë pas zjarrit provokues të përsëritur ndaj postave dhe pozicioneve tona kufitare nga zonat siriane nën kontrollin e YPG-së, fraksion i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, kemi shtuar masat e sigurisë në vijën kufitare. Dërgimi i përforcimeve ushtarake në vijën kufitare u bë nga njësitë e dislokuara në qytetin e Kilisit”, thuhet në një komunikatë me shkrim të publikuar mëngjesin e të shtunës nga Shtatmadhoria e ushtrisë turke.

Sipas komunikatës në fjalë, personeli ushtarak dhe armët e rënda, kryesisht obusë dhe raketahedhës shumëgrykësh, të transportuara me disa autobusë dhe 10 kamionë ushtarakë, do të dislokohen në zonën kufitare përballë qytezës siriane të Afrinit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat