Forcat franceze vrasin dhjetëra militantë në Mali

Evropë

Forcat franceze vrasin dhjetëra militantë në Mali

Më: 30 prill 2017 Në ora: 23:55
Forcat franceze

Franca thotë se forcat e saj në Afrikën Perëndimore kanë vrarë ose kapur më shumë se 20 militantë në një pyll afër kufirit të Malit me Burkina Faso.

Në një deklaratë forcat rajonale thanë se në aksion ishin të përfshira forcat ajrore dhe ato  tokësore. Megjithatë, nuk është bërë e ditur ende se për cilin grup militant bëhet fjalë.

Një ushtar francez është  vrarë  në këtë zonë muaj më parë, shkruan BBC.

Mali vuan nga sulme të shpeshta nga militantët islamikë pavarësisht nisjes së një operacioni ushtarak francez në vitin 2013 për dëbimin e xhihadistëve nga qytetet veriore.

Një zëdhënës ushtarak francez tha se militantët janë shënjestruar në pyllin Foulsare, në jug-perëndim të provincës Gao.

Të shtunën, Asambleja Kombëtare e Malit votoi për vazhdimin e një gjendje të jashtëzakonshme për gjashtë muaj në një përpjekje për të parandaluar sulmet në rritje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat