Merkel në kërkim të fitores në zgjedhjet lokale

Evropë

Merkel në kërkim të fitores në zgjedhjet lokale

Më: 6 maj 2017 Në ora: 23:02
Kancelarja Angela Merkel

Kancelarja Angela Merkel iu drejtoi sot me një thirrje të fundit zgjedhësve gjermanë, një ditë para zgjedhjeve lokale në një nga landet e vendit, që konsiderohet si test i rëndësishëm për grupimin e saj konservator përpara zgjedhjeve kombëtare të shtatorit.

Schleswig-Holstein, landi verior i Gjermanisë, drejtohet aktualisht nga socialdemokratët, rivalët e saj të qendrës së majtë. Por kristiandemokratët e kancelares Merkel kryesojnë me 32 për qind në sondazhet publike, ose tri pikë përpara kundërshtarëve të tyre socialdemokratë të SPD-së.

Merkel u bëri thirrje zgjedhësve në qytezën bregdetare të Eckernfoerde që t’i jepnin partisë së saj CDU një fitore bindëse, në mënyrë që të riorganizojë koalicionin qeverisës të landit Schleswig-Holstein.

SPD është aktualisht në koalicion me të Gjelbërit dhe SSW, një parti rajonale që përfaqëson pakicat daneze dhe frisiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat