Mijëra persona manifestojnë në mbrojtje të lirisë

Evropë

Mijëra persona manifestojnë në mbrojtje të lirisë

Më: 7 maj 2017 Në ora: 06:16
Marshuesit

Disa dhjetëra mijëra persona kanë zbritur në rrugë për të mbrojtur lirinë, kërcënuar sipas tyre nga pushtetit konservator nacionalist i Jaroslaw Kaczynski, theksuan gazetarët.

“Ne dëshirojmë një Poloni demokratike, pro-veropiane, krenare, që kërkon në Bashkimin Evropian miq dhe partnerë dhe jo armiq”, deklaroi para manifestuesve Grzegorz Schetyna, kreu i partisë kryesore të opozitës, Plateforma Qytetare (PO).

Përfaqësues të partive të tjera të opozitës, sindikatave të mësuesve dhe përfaqësues të autoriteteve të ndryshme lokale u bashkuan në këtë “Marshim për Liri”, organizuar nga PO.

Kjo parti, sipas një sondazhi në fund të prillit, kryesoi ndaj konservatorëve me 29-31 për qind të votave, për herë të parë që prej zgjedhjeve të tetorit 2015..

Sipas Bashkisë së Varshavës, qeverisur nga Platforma Qytetare, 70 000 persona morën pjesë në këtë marshim. Sipas policisë manifestuesit ishin 9 000.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat