Rihapet Muzeu i Luvrit, vendi ku sonte planifikon ta festojë fitoren Emmanuel Macron

Evropë

Rihapet Muzeu i Luvrit, vendi ku sonte planifikon ta festojë fitoren Emmanuel Macron

Më: 7 maj 2017 Në ora: 15:19
Policia e Parisit

Muzeu i Luvrit është rihapur për qytetarë, pas alarmit për një çantë të rrezikshme e cila dyshohet se ishte bombë.

Mbi 300 gazetarë dhe qytetarë tjerë u detyruan të largohen nga hapësira afër Luvrit, pas alarmit nga Policia.

Policia e Parisit ka thënë se masat e marra janë normale, për ta verifikuar nëse është diçka e rrezikshme, dhe të marrë masa tjera parandaluese, raporton DailyMail.

Mbi 50.000 policë janë duke u përkujdesur për sigurinë gjatë zgjedhjeve të cilat po zhvillohen sot në France.

Pikërisht, në oborrin e Muzeut të Luvrit pritet ta festojë fitoren kandidati i pavarur, Emmanuel Macron.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat