Partia e Merkelit fiton në zgjedhjet lokale në landin Schleswig-Holstein

Evropë

Partia e Merkelit fiton në zgjedhjet lokale në landin Schleswig-Holstein

Më: 7 maj 2017 Në ora: 20:02
Angela Merkel

Partia konservatore e Angela Merkel fitoi sot në zgjedhjet rajonale në veri të Gjermanisë, në landin Schleswig-Holstein sipas rezultateve nga televizioni publik duke forcuar statusin e favoritit të kancelares në kuadër të zgjedhjeve në muajin shtator.

“Kristiandemokratët e CDU-së morën 33-34 për qind të votave në shtetin rajonal të Schleswig-Holstein, në rritje në raport me zgjedhjet e mëparshme të vitit 2012, kundër 26-27 për qind për partinë social-demokrate, që qeveris deri tani këtë rajon në kufi me Danimarkën”, sipas rezultateve nga stacionet televizive ARD dhe ZDF.

Schleswig-Holstein, landi verior i Gjermanisë, drejtohet aktualisht nga socialdemokratët, rivalët e saj të qendrës së majtë. Por kristiandemokratët e kancelares Merkel kryesonin me 32 për qind në sondazhet publike, ose tri pikë përpara kundërshtarëve të tyre socialdemokratë të SPD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat