Turqia thotë se është i papranueshëm furnizimi me armë i YPG-së

Evropë

Turqia thotë se është i papranueshëm furnizimi me armë i YPG-së

Më: 10 maj 2017 Në ora: 10:36
Forcat e SHBA-së dhe luftëtarët e YPG-së në veri të Sirisë, 28 prill 2017

Turqia ka thënë se është i “papranueshme” vendimi i Uashingtonit për të furnizuar me armë dhe pajisje tjera ushtarake luftëtarët kurdë, të cilët po luftojë kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

Këto komente erdhën pasi SHBA njoftoi se do të furnizojë me armë luftëtarët kurdë të YPG-së, të cilët Ankaraja thotë se kanë lidhje me grupin e jashtëligjshëm të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), raporton AFP.

“Furnizmi me armë për YPG-në është i papranushëm”, ka thënë për televizioni A Haber, zëvendëskryeministri turk, Nurettin Canikli.

“Prej një politike të tillë askush nuk do të përfitojë”, ka thënë ai.

Uashingtoni konsideron YPG-në si një prej aleatëve më të mirë në luftën kundër ekstremistëve në Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat