Erdogan: SHBA të tërheqë vendimin për armatosjen e kurdëve

Evropë

Erdogan: SHBA të tërheqë vendimin për armatosjen e kurdëve

Më: 10 maj 2017 Në ora: 18:58
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i bëri thirrje të mërkurën SHBA-ve që urgjentisht të tërheqin vendimin për armatosjen e luftëtarëve kurdë në Siri.

“Shpresoj shumë se ky gabim do të anulohet urgjentisht”, tha Erdogan.

Deklarata e tij vjen pasi që Uashingtoni publikoi planet për armatosjen e pjesëtarëve kurdë të Njësive popullore të mbrojtjes (YPG) në luftën kundër të ashtuquajturit Shtet Islam në Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat