Eshdaun: Është koha që BE të kthehet në Ballkan dhe të rregullojë kaosin

Evropë

Eshdaun: Është koha që BE të kthehet në Ballkan dhe të rregullojë kaosin

Më: 12 maj 2017 Në ora: 13:40
Ish-përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare për Bosnje dhe Hercegovinë Pedi Eshdaun

Pas zgjedhjeve presidenciale në Austri dhe Francë, si dhe atyre parlamentare në Holandë, është tejkaluar periudha e pasigurisë për shkak të të cilës është koha që BE të kthehet në Ballkan dhe të rregullojë gjendjen, e cila është “kaotike”, ka porositur të premten ish-përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare për Bosnje dhe Hercegovinë Pedi Eshdaun.

Në një intervistë për gazetën sarajevase “Dnevni avaz”, Eshdaun tha se pret ofensivën politike të Berlinit dhe Parisit në Ballkan dhe konsideron se atyre do t’iu bashkëngjitet edhe Holanda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat