Paralajmëron Ashdown: Ballkani është në kaos, BE-ja duhet të kthehet atje

Evropë

Paralajmëron Ashdown: Ballkani është në kaos, BE-ja duhet të kthehet atje

Më: 12 maj 2017 Në ora: 18:17
Paddy Ashdown

Pas zgjedhjeve në Austri dhe Francës, si dhe atyre parlamentare në Holandë është kaluar periudha e pasigurisë në Evropë, thotë Paddy Ashdown.

Ish-përfaqësuesi i Lartë i Bashkësisë ndërkombëtare për Bosnjë e Hercegovinë thotë, se është koha që BE të kthehet nga Ballkani pasi gjendja është “kaotike”.

Ashdown tha, se priste një ofensive politike nga Berlini dhe Parisi në Ballkan, e më pas interesim do të tregonte edhe Holanda.

“Neglizhenca e BE-së ka çuar në themelimin e problemeve në Ballkan. Të gjithë mendonin se do të kishte probleme vetëm në Kosovë, por shihi se Maqedonia dhe Bonja e Hercegovina janë fuçi baruti në Ballkan”, paralajmëroi Ashdown.

Ai tha, se do të merret me disa hapa konkretë në këtë fushë dhe ata mund të ndodhin shumë shpejtë.

“Nuk mendoj se do të pres për rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian në fund të 2019. Ne do të  punojmë shumë më shpejtë”, tha Ashdown.

Ndër tjera, theksoi se BE teorikisht luan rol të rëndësishëm në Bosnjë dhe Hercegovinë, gjithashtu ka një numër të madh të instrumenteve për operacion, por ajo nuk është duke e përdorur.

Më tutje, ka vlerësuar se Britania e Madhe nuk do të ketë më rol të rëndësishëm në Ballkan pasi ajo tani do të merret me problemet e Brexit.

Ashdown ka thënë, se Evropa duhet të merret me Ballkanin, t’i rrumbullakoj të metat e proceseve dhe t’i jep vulën përfundimtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat