Zvicër: Dy të vdekur në stacionin e trenave Olten

Evropë

Zvicër: Dy të vdekur në stacionin e trenave Olten

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 15 maj 2017 Në ora: 12:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në stacionin e trenave Olten, sot është raportuar vdekja e një burri dhe një gruaje, shkruan “Blick”. Lajmi është konfirmuar edhe nga policia kantoniale e Solothurnitm ndërsa ngjarja ka ndodhur në orën 7.30.

Autoritetet e sigurisë akoma hetojnë për detajet që sollën vdekjen e tyre, ku është konfirmuar se vdekja e tyre nuk ka ndodhur si pasojë e ndërtimeve në zonë.

Stacioni i trenave si pasojë e rastit tragjik ka qenë pjesërisht i pezulluar./Bota sot

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat