Gjermania thotë se mund të tërheq trupat e saj nga një bazë në Turqi

Evropë

Gjermania thotë se mund të tërheq trupat e saj nga një bazë në Turqi

Më: 15 maj 2017 Në ora: 15:46
Avion luftarak gjerman në bazën ajrore në Incirlik të Turqisë

Berlini ka thënë se mund të zhvendos trupat e saj nga një bazë ajrore në Turqi, për në ndonjë vend tjetër, pas refuzimit të Ankarasë zyrtare për të lejuar ligjvënësit gjermanë që të vizitojnë trupat e tyre që gjenden në Turqi.

Ministria e Jashtme gjermane ka thënë se vendimi i Turqisë për të refuzuar vizitën e trupave të tyre “është i papranueshëm”.

Trupat gjemrnae janë të vendosura në bazën në Incirlik, bazë që përdoret nga koalicioni ndërkombëtar që lufton kundër grupit militant Shteti Islamik.

Gjermania ka të stacionuar aty rreth 250 pjesëtarë të personelit ushtarak.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se pozicioni i Turqisë është “fatkeq” dhe se Gjermania, do të vazhdojë bisedimet për të zgjidhur këtë çështje por gjithashtu do të “kërkojë alternativa të tjera”, përveç bazës ajrore në Incirlik”, përfshirë edhe bazat në Jordani.

Vendimi i Turqisë për të refuzuar vizitën e ligjvënësve gjermanë, si duket ka të bëjë me vendimin e Berlinit që t’iu jap azil disa ushtarëve turq, të cilët Ankaraja i akuzon se kanë marrë pjesë në grusht-shtetin e dështuar të vitit të kaluar.

Kancelarja Merkel ka thënë se “është absoulitisht qenësore që ligjnëvësit tanë të jenë në gjendje të vizitojnë trupat tanë”.

Mediat gjermane kanë raprotuar se mbi 400 pjesëtarë të personelit ushtarak turk, diplomatë, gjykatës dhe zyrtarë të tjerë, kanë kërkuar azil politik në Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat