Kryeministri i ri francez: Vendi është në një situatë unike

Evropë

Kryeministri i ri francez: Vendi është në një situatë unike

Më: 15 maj 2017 Në ora: 23:25
Kryeministri i ri francez, Edouard Filip

Kryeministri i ri francez, Edouard Filip, pak orë pasi u njoftua se ai ishte emëruar në pozitën e kryeministrit, tha sonte se pranon këtë detyrë për shkak se vendi është në një situatë unike.

"I thashë vetes se situata në të cilën ne gjendemi është unike, që ne duhet të provojmë diçka që askush nuk ka mundur ndonjëherë ta provojë", tha Philip për televizionin TF1.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron sot e emëroi kryeministër të ri të vendit 47 vjeçarin, Edouard Philip.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat