Tusk: Shtetet e BE-së të jenë të drejta ndaj Londrës

Evropë

Tusk: Shtetet e BE-së të jenë të drejta ndaj Londrës

Më: 17 maj 2017 Në ora: 12:09
Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, i cili do të mbikëqyrë bisedimet për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, deklaroi të mërkurën se dëshiron që vendet anëtare të bllokut të jenë të drejta ndaj Londrës, duke mbajtur unitetin e vet.

“Ajo që mbetet për mua më e rëndësishme është që sjellja jonë në këto bisedime do të përfaqësojë BE-në në dritën më të mirë: në kushtet e unitetit, politikës të solidarizimit dhe drejtësisë ndaj Mbretërisë së Bashkuar”, tha Tusk para Parlamentit të Evropës, transmeton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat