Putin: Jemi të gatshëm të ofrojmë incizimet e bisedës Trump-Lavrov

Evropë

Putin: Jemi të gatshëm të ofrojmë incizimet e bisedës Trump-Lavrov

Më: 17 maj 2017 Në ora: 14:26
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se Moska është e gatshme të jap incizimet nga takimi në Shtëpinë e Bardhë në mes të presidentit Donald Trump dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas raportimeve se në këtë takim, Trump ka shpalosur informacione të klasifikuara.

Putin i bëri këto komente në një konferencë për media në Moskë, gjatë vizitës së kryeministrit italian në Rusi.

“Nëse adminstrata në SHBA e konsideron të mundshme, ne jemi të gatshëm që t’ua japim regjistrimin e bisedës së Lavrovit me Trumpit”, ligjëvënësve në SHBA, tha Putin. “Sigurisht, nëse adminsitrata amerikane e dëshiron një gjë të tillë”, ka shtuar ai.

Duke cituar zyrtarë anonim, mediat në SHBA më 15 maj kanë raportuar se Trump ka shpalosur informacione të klasifikuara të siguruara nga një aleat i SHBA-së, gjatë takimit që pati me Lavrovin më 10 maj.

Putin tha se Shtetet e Bashkuara po kalojnë nëpër një periudhë të rritjes së “skizofrenisë politike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat