Turqia: Nuk do ta lusim Gjermaninë të qëndrojë në bazën ushtarake Inxhirlik

Evropë

Turqia: Nuk do ta lusim Gjermaninë të qëndrojë në bazën ushtarake Inxhirlik

Më: 18 maj 2017 Në ora: 12:45
Shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavushoglu

Shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavushoglu ka thënë se vendi i tij nuk do të lusë Gjermaninë që të qëndrojë në bazën ajrore në Inxhirlik në jug të Turqisë.

Ai tha për televizionin NTV se Turqia ka lejuar ushtarët amerikanë në këtë bazë ushtarake në pajtim me operacionet e koalicionit ndërkombëtar kundër Shtetit Islam.

“Nëse dëshirojnë të shkojnë, kjo iu takon atyre dhe ne nuk do t’i lutim që të qëndrojnë”, tha kryediplomati turk.

Komentet e Çavushoglu vijnë në kohën e ngritjes së tensioneve ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë, të cilat janë aleate në NATO. Turqia ua ka ndaluar deputetëve gjermanë që të vizitojnë rreth 270 ushtarë të stacionuar në bazën Inxhirlik, për shkak të të cilës Gjermania po shqyrton zhvendosjen e flotës në Jordani ose Qipro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat