Presidenti moldav e quan ndihmën e BE-së, “ndihmë gjeopolitike”

Evropë

Presidenti moldav e quan ndihmën e BE-së, “ndihmë gjeopolitike”

Më: 18 maj 2017 Në ora: 19:09
Presidenti moldav, Igor Dodon

Presidenti pro-rus i Moldavisë, Igor Dodon e ka akuzuar Bashkimin Evropian për ofrimin e “ndihmës gjeopolitike” për vendin e tij, në mënyrë që të mbajë në pushtet një seri të qeverive pro-evropaine në Kishiniev.

Në një intervistë për Shërbimin moldav të Radios Evropa e Lirë, Dodon ka thënë se ai ka kërkuar nga zyrtarët e BE-së, që të ngrijnë paketën e ndihmës në vlerë prej 100 milionë eurosh për Moldavinë.

Dodon gjithashtu ka mirëpritur një vendim të Parlamentit Evropian, që të shtyjë të paktën edhe për një muaj, votimin e paketës së ndihmës së BE-së për Moldavinë.

“Moldavia ka marrë mbështetje masive nga partnerët tanë të jashtëm dhe unë duka t’i falënderoj për këtë”, tha Dodon për REL.

“Por shumë shpesh ishte ndihmë gjeopolitike e përdorur jo aq në interes të popullit moldav por për të mbajtur në pushtet një seri qeverish të korruptuara dhe oligarkike”, tha Dodon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat