Dobësimi i funtës shton numrin e turistëve në Britani të Madhe

Evropë

Dobësimi i funtës shton numrin e turistëve në Britani të Madhe

Më: 20 maj 2017 Në ora: 12:52
Funta

Në Britani të Madhe në fillim të këtij viti është regjistruar një numër i madh i turistëve nga Amerika Veriore, të cilët kanë shfrytëzuar dobësimin e funtës, tregojnë të dhënat zyrtare të publikuara sot.

Pothuajse 8,1 milionë njerëz vizituan Britaninë në tre mujorin e parë të këtij viti, që paraqet rritje prej shtatë për qind në krahasim me 7,6 milionë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Zyrës britanike për statistika, transmeton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat