Macron do të takohet me kryeministrin italian

Evropë

Macron do të takohet me kryeministrin italian

Më: 20 maj 2017 Në ora: 13:52
Emmanuel Macron

Presidenti i ri i Francës, Emmanuel Macron do të zhvillojë bisedime në Paris, me kryeministrin italian, Paolo Gentiloni, gjatë një darke të dielën, ka njoftuar presidenca franceze.

Macron ishte takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin, një ditë pas inaugurimit të tij, për të hartuar një plan për integrim më të thellë të Bashkimit Evropian.

Ai gjithashtu është takuar me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, të cilit i ka thënë se dëshiron të fillojë menjëherë punën për rishikimin e bllokut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat