Macron bisedon me Tsipras për borxhin e Greqisë

Evropë

Macron bisedon me Tsipras për borxhin e Greqisë

Më: 22 maj 2017 Në ora: 14:04
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë se administrata e tij do të shtyjë përpara një marrëveshje lehtësuese të borxhit për Greqinë.

Zyra e Macron ka thënë se presidenti ka folur në telefon me kryeministrin grek, Alexis Tsipras, dhe ka theksuar “vendosmërinë e tij për të gjetur një marrëveshje shumë shpejt, për të ulur barrën e borxhit grek, për një periudhë të gjatë”.

Kjo është biseda e parë në mes të dy liderëve, që prej se Macron është zgjedhur president, më herët gjatë këtij muaji.

Ministri i Financave i Francës, Bruno Le Maire, do të bashkohet me ministrat e Financave të BE-së, gjatë 22 dhe 23 majit, ku pritet që bisedimet të kenë në fokus problemet e Greqisë me borxhin.

Tsipras shpreson që ministrat e Financës të eurozonës do të pajtohen gjatë kësaj jave, për një marrëveshje që do të lehtësojë kushtet e pagesës së borxhit të Greqisë.

Le Maire më 22 maj ka biseduar në Berlin me homologun e tij gjerman, Ëolfgang Schaeuble, për të përshpejtuar integrimin në eurzonë.

Le Maire ka thënë pas takimit se një panel dypalës do të shqyrojnë propozimet konkrete për nisjen e këtij procesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat