Turqi: Nis gjykimi i mbi 200 të dyshuarve ushtarakë

Evropë

Turqi: Nis gjykimi i mbi 200 të dyshuarve ushtarakë

Më: 22 maj 2017 Në ora: 18:07
Te arrestuarit ne Turqi

Turqia ka vendosur në gjyq mbi 200 ushtarakë të lartë të akuzuar për orkestrimin e grushtit të dështuar të shtetit vitin e kalua, shkruan Reuters.

Nga një total prej 221 të pandehurve, më shumë se 200 janë nga ushtria prej të cilëve oficerë që mbanin radhët nga kapitenët deri te gjeneralët.

Të gjithë përvec 12 të dyshuarve , që janë në ikje, janë paraqitur në gjykatë. Erdogan fajëson Fetullah Gylenin, një klerik me bazë në Washington dhe ish-aleat për komplotin, një akuzë që Gylen mohon.

Autoritetet turke kanë arrestuar rreth 50 mijë vetë nën dyshimin se kanë të bëjnë me predikuesin. Dëgjimet në njërin prej gjyqeve që konsiderohet prej më të mëdhenjve pritet të zgjasin deri më 16 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat