Pas sulmit Ariana Grande në vend të sigurtë

Evropë

Pas sulmit Ariana Grande në vend të sigurtë

Më: 23 maj 2017 Në ora: 05:46
Ariana Grande

Shpërthimi i fuqishëm që la të vdekur të paktën 20 persona e 50 të tjerë të plagosur, ndodhi saktësisht kur pop këngëtarja e njohur Ariana Grande po mbante koncertin e saj në ‘’Manchester Arena’’.

Duke qenë se tashmë bilanci i viktimave është dhënë, përfaqësues të këngëtares kanë bërë të ditur se Ariana Grande, pas ngjarjes shokuese të shpërthimit, është në vend të sigurt.

Pas përfundimit të performancës së saj të këtij koncerti, Grande nuk është parë dot aktive në rrjetet sociale, por, derisa rasti tashmë po dyshohet për motive terroriste, kolegë, yje të famshëm të këngëtarees janë solidarizuar me rastin e viktimave të kësaj ngjarjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat