Shpërthimi në Manchester: Gjithçka që dihet deri më tani

Evropë

Shpërthimi në Manchester: Gjithçka që dihet deri më tani

Më: 23 maj 2017 Në ora: 06:03
Manchester

Në një koncert të Ariana Grande, kanë ndodhur dy shpërthime në Manchester Arena.

Numër i madh i forcave policore, helikopterë, ambulanca e zjarrfikës kanë dalur në zonën ku ka ndodhur shpërthimi.

Sipas banorëve dhe njerëzve të cilët kanë qenë prezent në koncert që e kanë ndarë në rrjetet sociale përjetimin e tyre, besohet të jetë një shpërthim tejet i madh që ka shkaktuar panikë dhe viktima.

Për viktimat dhe të lënduarit, e ka konfirmuar edhe policia duke kërkuar në çdo moment nga qytetarët që ti shmangen zonës së rrezikshme.

Forcat policore të armatosura kanë filluar të kontrollojnë hapësirën ku ka ndodhur shpërthimi dhe eventualisht të identifikojnë ndonjë të dyshuar.

Ende askush nuk ka marrë përgjegjsi për shpërthimet që kanë ndodhur sonte dhe kanë tronditur Manchesterin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat