Suedi, valixhja e dyshimtë shkakton panik në aeroport

Evropë

Suedi, valixhja e dyshimtë shkakton panik në aeroport

Më: 23 maj 2017 Në ora: 10:24
Valixhja e dyshimtë shkakton panik në aeroport

Një valixhe e dyshimtë ka shkaktuar panik në aeroportin ndërkombëtar të Goteborgut, në Suedi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës dhe ka detyruar autoritetet të evakuojnë një pjesë të aeroportit. 

Në përfundim të kontrollit të njësive anti-eksploziv është konstatuar se objekti i gjetur nuk përbënte asnjë rrezik. 

Incidenti ka shkaktuar vonesa, por më pas fluturimet kanë rifilluar rregullisht. 

Disa media vendase shkruajnë se valixhja, e braktisur pranë tryezës së informacionit, përmbante gjurmë eksplozivi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat